11:19 / E Enjte, 14 Qershor 2018

Lëngu i ngrirë i portokallit më i shëndetshëm se i freskëti

Një studim i ri teston sasinë e ushqyesve në një kompleks që mund të absorbohet nga zorrët tona sikurse lëngjet e freskëta, të pasterizuara dhe ato të ngrira të portokallit. Rezultatet mund të jenë befasuese për shumëkënd.

Lëng portokalli të freskët ka sasinë më të lartë të karotenoideve, por kjo nuk do të thotë se zorrët tona mund t’i absorbojnë ato. Pjesa më e madhe e karotenoideve janë pigmente të verdha, portokalli dhe të kuqe të sintetizuara nga bimët.

Karotenoidet janë çelësi për shëndetin vizual optimal, pasi trupi i njeriut i konverton ato në retinol, ose vitaminë A, e cila është çelësi për mprehjen pamore, transmeton Indeksonline.

Befasuese në këtë studim është fakti se lëngu i ngrirë i portokallit po del të jetë shumë i shëndetshëm sesa lëngu i freskët i portokallit.

Nga të gjitha trajtimet e ftohta të analizuara, lëngu ultra i ngrirë i portokallit i cili ishte shkrirë në temperaturën e dhomës ose në një mikrovalë, doli të jetë shumë fitimprurës për shëndetin e njeriut./Indeksonline/