20:01 / E Martë, 13 Mars 2018 / indeksADMonline

Lenjani për Abrashin: Kthehu edhe më i fortë

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Amir Abrashi luajti vetëm 30 minuta këtë fundjavë përballë Hertha Berlin, duke e lënë fushën e lojës duke çaluar, për shkak të një dëmtimi në gju.

Nga kontrollet e stafit mjekësor të skuadrës gjermane Freiburg, thuhet se Abrashi ka këputur ligamentin e kryqëzuar në gjurin e djathtë, kështu që mesfushori do t’i duhet t’i nënshtrohet një operacioni.

Përmes një postimi në Facebook, Ermir Lenjani i ka shkruar Abrashit se ka me pas gjithmonë afër.

“Ka më shumë se 10 vite që e njohim njëri tjetrin dhe ende nuk kam parë luftëtar më të madh se ti. Ki me u rikthy edhe më i fortë vlla dhe gjithmonë ki mem pas afër”, ka shkruar mbrojtësi i Shqipërisë.

Pas këtij dëmtimi, 27 vjeçari do të humbas dhe grumbullimin me kombëtaren shqiptare si dhe testin miqësor që kuqezijtë do të zhvillojnë përballë Norvegjisë. /IndeksOnline/