20:11 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

Lenovo po vjen me dy super lap-top

‘Lenovo’ së shpejti do të lansoj dy lap-top në kuadër të serisë ‘Thinkpad’. Lap-topët do të quhen ‘Thinkpad P1’ dhe ‘P72’.

‘P1’ është më shumë paisje për video-konferenca dhe për vendosje të dokumenteve. Ka një ekran me kualitet ‘HD 4K’ dhe me një ekran 39cm Procesori do të jetë me shpejtësi 4.6 GHz. Me një ‘RAM’ prej 64 GB dhe një ‘hard-disk’ prej 1TB hard-disk. Ky lap-top do të ketë çmimin 1949 dollarë, transmeton Indeksonline.

Ndërsa ‘P72’ është i dizajnuar më shumë për udhëtime. Ka një ‘RAM’ me 128 GB dhe 6 TB ‘hard-disk’. Ekrani është 43cm. Kjo paisje kushton 1799 dollarë. Çmimi është më i lirë për shkak se nuk ka e ka ekranin me kualitet ‘4K’ sikurse ‘P1’.

Të dy pajisjet pritet të lansohen në fund të këtij muaji. /Indeksonline/

Temat: