13:30 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Leo Messi bëhet lojtari i parë që arrinë në kuotën e 150 asistimeve në shekullin e 21-të

Çfarë Lionel Messi nuk mund të bëjë? Nëse ai nuk do të shënonte vazhdimisht për Barcelonën, atëherë ai do të thyente rekorde për asistime.

Por, kjo është saktësisht se çfarë magjiku argjentinas është duke e bërë edhe tani.

Messi shënoi dy gola në fitoren, 8-2 të Barcelonës ndaj Huescas të dielën, teksa refuzoi mundësinë që ta shënonte tre-golëshin e 31-të në La Liga duke e lejuar Luis Suarezin që ta akordojë penalltinë.

Credit: Press Association

Megjithatë, pesë herë fituesi i ”Topit të Artë” u bë lojtari i parë që arriti në kuotën e 150 asistimeve në La Liga në shekullin e 21-të, transmeton IndeksOnline.

Në fakt, ai ka më së shumti asistime se çdo lojtar tjetër në top pesë kampionatet evropiane, i ndjekur nga Fabregas (143), Ozil (128), Ronaldo (122) dhe Alves (110).

Duke u bazuar në statistikat e Opta Stats, ne gjithashtu e dimë se kush cilët lojtarë kanë përfituar më së shumti nga asistimet e Messit.

Këta janë top pesë lojtarët përfitues:

1. Luis Suárez: 23
2. Pedro Rodríguez: 14
3. Samuel Eto’o: 13
4. Neymar: 12
5. David Villa: 10./IndeksOnline/

Credit: Press Association