11:49 / E Martë, 06 Mars 2018 / indeksADMonline

Lëvizja për Bashkim përulet te varret e Jasharajve

Një delegacion i lartë i Lëvizjes për Bashkim e ka vizituar sot kompleksin e Jasharajve në Prekaz. Valon Murati, Avni Klinaku, Fadil Fazliu, Raif Qela dhe antarë të tjerë bënë homazhe në 20 vjetorin e rënies të Adem e Hamëz Jasharit me familje.

“Kjo sakrificë e pashoqe njerëzore, shtroi rrugën për fuqizimin e UÇK-së dhe të luftës çlirimtare. Kjo sakrificë dhe kjo luftë krijoi rrethanat që Kosova sot të jetë e lirë. Liria që sot kemi është një satisfaksion i madhë për krejt sakrificën e shqiptarëve ndër vite. Megjithatë, ende shumë punë kemi për të bërë Kosovën, ashtu siç e deshën dëshmorët dhe siç e duan shumica e qytetarëve të Kosovës. Lavdi” thuhet në komunikatën e LB-së./Indeksonline/

\