08:13 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

Lewandowski takim me drejtuesit e Bayernit, afër marrëveshja e largimit!

Robert Lewandowski është afër largimit nga Bayern Munchen.

Qysh nga përfundimi i sezonit në mediat gjermane dhe europiane kanë qarkulluar lajmet se sulmuesi polak do të largohet gjatë afatit veror, shkruan IndeksOnline.

Sipas “Bild” dhe gazetarit Christian Falk, Lewa nuk është duke u trajtuar mirë nga klubi gjerman, prandaj ka kërkuar takim me bosët e skuadrës.

Mbetët të shihet se cili do të jetë vendimi i Lewa-s. Sulmuesi gjatë këtij afati është duke u kërkuar nga top-klubet, si Chelsea, Real Madrid dhe Manchester City./IndeksOnline/