15:56 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Liam Payne dhe Cheryl më të lumtur se kurrë, nuk janë në krizë (Foto)

Cheryl dhe i dashuri i saj, Liam Payne, kanë hedhur poshtë zërat se marrëdhënia e tyre është në krizë.

Mbrëmjen e së mërkurës, çifti është shfaqur në ceremoninë e Brit Awards, dhe kanë pozuar së bashku në tapetin e kuq.

Në një intervistë për Jack Whitehall, çifti u shpreh se aktualisht gëzojnë një marrëdhënie të mirë, ku nuk lanë pa përmenduar edhe se jeta e tyre seksuale është mjaft e aktive.

Ndyshe, Liam performoj këngën e tij me Rita Orën të “Fifty Shades Freed”.

Temat: