15:22 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Liderët botëror në Davos, kush është ftuar nga Kosova?

Presidenti amerikan, Donalt Trump, ai francez, Markon, kryeministri i Indisë, Narendra Modi, kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, kryeministri kanadez, Justin Trudeau dhe liderë tjerë botëror do të marri pjesë në Forumin Botëror më të madh ekonomik që organizohet në Davos të Zvicrës.

Në këtë Forum do të merr pjesë po ashtu presidenti i Brazilit, Argjentinës, Zvicrës, dhjetëra presidentë nga Afrika dhe shefa të korporatave më të fuqishme botërore, raporton Indeksonline.

Ngjarje të tilla multilaterale zakonisht janë shfrytëzuar nga liderë kosovarë për të shtyrë përpara agjendën e njohjes dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral me përfaqësues të lartë të shteteve pjesëmarrëse.

Nga Kosova ende nuk dihet se kush është ftuar apo kush do të merr pjesë në këtë Forum, i cili mbledh shumicën e lidëve me të fuqishëm të botës, të cilën përbëjnë përfaqësues të shteteve anëtarë G7 dhe G20./Indeksonline/