12:55 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

Liderët flasin për Ahmet Krasniqin: Tani po pushon afër bashkëluftëtarëve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marr pjesë në akademinë përkujtimore e cila u mbajt me rastin e 20 vjetorit të rënies dhe rivarrimit të dëshmorëve të kombit, Ahmet Krasniqi e Qazim Jakupi.

Ai para të pranishmëve përkujtoi heroizmin dhe kontributin e dy heronjve për atdheun, duke thënë se do të mbesin të paharruar.

Thaçi ka thënë lufta e UÇK-së bëri që gjithë atdhetarët kudo që ishin të bashkohen pa dallime politike për pavarësi.

“Kolonel Ahmet Krasniqi bëri mobilizimin e të gjithëve për luftën që solli lirinë e Kosovës. Duke u bazuar në mandatin tim, ndaj medaljen presidenciale për familjen Krasniqi. Po ashtu duke nderuar veprën e Qazim Jakupit për liri, nderoj edhe familjen Jakupi me medaljen presidenciale”, tha ai.

I pari i shtetit u ndau edhe medalje familjarëve të dëshmorëve për kontributin që dhanë para dhe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kurse, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në fjalimin e tij, Haradinaj tha se çdo shqiptar në jetën e tij nga lindja deri në amshim, e ka një gjë të përbashkët me të tjerët, atdheun, tokën e të parëve të tij, raporton Indeksonline.

Ai ka theksuar se s’kishte fat ta njihte personalisht ish-ministrin Krasniqi si luftëtar, por që kontributi i tij flet shumë.

“gjithë ne që kemi bërë cilindo hap, ai e ndjen hapin e tjetrit, jo vetëm të luftës e pushkës, por edhe të penës. Sot Ahmet Krasniqi kthehet në Prishtinë, afër presidentit Ibrahim Rugova, afër bashkëluftëtarëve të tjerë të UÇK-së. Së shpejti do të kthejmë edhe Ilir Konushevcin. Rruga jonë me e ndërtu lirinë s’do të jetë e lehtë, por duhet të gjejmë mënyra të ndihmojnë atdheun të ec drejt BE-së e NATO-s”, ka thënë tutje Haradinaj. /Indeksonline/