15:49 / E Hënë, 12 Mars 2018 / indeksADMonline

Lidhja me një burrë të martuar dhe një shtatzëni, 35-vjeçarja rrëfen vuajtjet e pabesueshme

Elida Koxhaj është 35-vjeçe me origjinë nga Gramshi. Par një viti, ajo u njoh me Fran Gjokaj, i cili kishte dy martesa të dështuara. Frani, martesën e dytë nuk e kishte zgjidhur, që do të thotë ai vazhdon edhe sot të jetë i celebruar me gruan e dytë dhe ndërkohë bashkëjeton prej një viti me Elidën. Këtë fakt, Elida nuk e dinte por e ka mësuar kur ka shkuar në shtëpinë e Franit, por ishte vonë të largohej se për pak muaj ajo do të bëhej nënë.

Në jetë ka ardhur vajza Kiara, e cila është 7 muajshe dhe mban mbiemrin e nënës së saj. Përpos këtyre, Elida ka një vit që dhunohet nga baba ii fëmijës. Ai nuk punon dhe konsumon alkool. Varfëria dhe skamja e detyron Franin të dhunojë 35-vjeçaren, madje ka dhunuar edhe foshnjën, sipas nënës. Elida ndihmohet nga nëna e saj, Violeta e cila tregon në studio se ndihmën ekonomike që merr e ndan me vajzën e saj.

Gjendja në këtë familje është e dhimbshme. Nuk kanë asnjë të ardhur dhe jetojnë me çfarë i falin. Në studion e emisionit, Elida rrëfen se si Frani nuk e linte të kontakte me njeri madje e mbante dhe të mbyllur në shtëpi të kyçur. “Kam ndenjur dy muaj me sy të ënjtura.

Ai më theu telefonin që të mos flisja me familjen. Në atë kohë nuk denoncoja dot se më mbyllte brenda, s’më linte të dilja. Edhe për të punuar s’më linte, pronari i fabrikës së këpucëve më thoshte a do vish më apo jo, por tani jam pa punë. Se kam vajzën e vogël.

Mbështetjen e Franit s’e kam pasur kurrë, as në momentin kur na lindi vazja,” tregon ajo. Si e priti Frani lindjen e vajzës? “E priti mirë në fillim, kur shkova në spital për të lindur më shoqëroi mami, kurse Frani ishte në punë gjoja. Lajmin e lindjes Franit ia dha motra ime, por ai nuk u gëzua fare. Tha vetëm një Faleminderit në telefon dhe e mbylli pastaj. Ai erdhi pas një jave pastaj,” rrëfeu Elida