11:56 / E Premte, 14 Shtator 2018

Lil Wayne kishte tentuar të bënte vetëvrasje në moshën 12 vje­çare

Reperi i njohur, Lil Wayne kishte tentuar ta vriste veten kur ishte në moshën 12 vjeçare, ka konfirmuar vet reperi, transmeton Indeksonline.

Ai kishte goditur vetën me armë zjarri pasi që nëna e tij i kishte thënë se nuk mund të këndonte rep më.

Këtë e ka treguar reperi në njërën nga këngët e albumit “Carter V”, që do të lansohet me 18 shtator.

Lil Wayne kishte dashur të tregonte këtë ngjarje pas vetëvrasjes së dizajneres së modës Kate Spaden dhe kuzhinierit të njohur Anthony Bourdain./Indeksonline/

Temat: