14:11 / E Hënë, 09 Prill 2018 / indeksADMonline

Limaj: Beteja e Koshares i dha një impuls të ri luftës së drejtë të UÇK-së

Kryetari i Nismës Socialdemokrate njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj ka kujtuar betejën e Koshares.

Këtë beteje Limaj e ka vlerësuar si ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së.

“Beteja e Koshares i dha një impuls të ri luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke mundësuar kështu furnizim më të lehtë me armatim”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Postimi i plotë i Limajt:

19 vjet më parë në Koshare u zhvillua një nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Beteja e Koshares i dha një impuls të ri luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke mundësuar kështu furnizim më të lehtë me armatim.

Kosova sot e kujton me nder e krenari këtë betejë, e cila i dha goditjen përfundimtare forcave okupuese serbe në Kosovë.

Sot, ne të gjallët me respekt kujtojmë burrat, gratë dhe të gjithë ata që sot nuk janë në mesin tonë.

Lavdi e përulje për të gjithë ata që ranë për lirinë e Kosovës. FL

Temat: