14:07 / E Martë, 25 Shtator 2018 / indeksADMonline

Limaj: Dialogu Kosovë- Serbi të kulmoj me njohje reciproke

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka pritur në një takim ambasadoren e re të Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny.
Limaj ka bërë me dije që ambasadores suedeze ia ka shpalosur qëndrimin e qeverisë së Kosovës se dialogu Kosovë- Serbi është i pa alternativë dhe në këtë drejtim, Limaj thotë se Kosova po bën përpjekje të flasë më një zë në këtë proces.

“Është në interesin e dy vendeve që në fazën finale të dialogut Kosovë- Serbi të arrihet ujdia për mbylljen e temave të hapura dhe ky proces duhet të kulmoj me njohjen reciproke mes dy vendeve”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Limaj ka falënderuar ambasadoren për ndihmën e vazhdueshme që Suedia po i jep Kosovës duke e ftuar për thëllim të bashkëpunimit në të gjitha fushat mes dy vendeve.Limaj: Dialogu Kosovë- Serbi të kulmoj me njohje reciproke

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka pritur në një takim ambasadoren e re të Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny.
Limaj ka bërë me dije që ambasadores suedeze ia ka shpalosur qëndrimin e qeverisë së Kosovës se dialogu Kosovë- Serbi është i pa alternativë dhe në këtë drejtim, Limaj thotë se Kosova po bën përpjekje të flasë më një zë në këtë proces.

“Është në interesin e dy vendeve që në fazën finale të dialogut Kosovë- Serbi të arrihet ujdia për mbylljen e temave të hapura dhe ky proces duhet të kulmoj me njohjen reciproke mes dy vendeve”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.
Limaj ka falënderuar ambasadoren për ndihmën e vazhdueshme që Suedia po i jep Kosovës duke e ftuar për thëllim të bashkëpunimit në të gjitha fushat mes dy vendeve.

Temat: