12:38 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

Limaj- deputetëve: Pse nuk reaguat kur m’u montuan mesazhet

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka qenë i ashpër para deputetëve të Kuvendit të Kosovës duke i kritikuar ata se pse nuk kanë reaguar kurrë ndaj ‘persekutimit që i është bërë atij’.

“Interpelanca që po bëjmë sot është pa materie, duke llogaritur që është ngritur nga një grup shumë serioz, i cili ka përvojë në trajtimin e problematikave të tilla dhe tani është joserioze në qasje. Më tepër e shoh në kontekstin e ndikimit medial se sa me arritë objektivin aty ku pretendohet nga fjalët që u thanë. Parlamenti i Kosovës këtu do të doja të mos ishte një parlament hipokrit, por përnjëmend të shqetësohej për shkelje ligji. Sikur të ishin ngritë këtu shqetësime të mëdhaja. Ne jemi tuj folë për një veprim që nuk është dashur të ndodh dhe nuk vendosni ju a është kriminal apo jo, kush jemi ne me përfundu, me konstatu çka ka ndodhë. Si është e mundur 8 vjet në këtë parlament, asnjë deputet nuk e foli një fjalë se sin ë këtë vend persekutohen njerëz. Pse nuk u çu në këtë parlament asnjë deputet me thanë si janë saju mesazhe. Si është e mundur, një kolegun tuaj deputet, 8 vjet e kanë stigmatize me familje dhe me thënë ‘kadal se po shkelet ligji’”, ka thënë Limaj.

Ai ka kërkuar nga deputetët të mos merren me tema koti.

“Sa njeri vuan në burg pa faj, e ne po diskutojmë këtu a ka qenë një allti me gaz a pa gaz. Leni këto tema”, ka thënë Limaj.

Temat: