17:52 / E Enjte, 12 Korrik 2018 / indeksADMonline

Limaj i shoqëruar me disa persona takohen me Agim Bahtirin

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Fatmir Limaj, i shoqëruar nga Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi, deputeti Enver Hoti dhe bashkëpunëtorë të tjerë, kanë qëndruar të enjten në Mitrovicë, me ç’rast janë pritur nga kryetari i Komunë, Agim Bahtiri.

Kryetari Bahtiri e njoftoi zëvendëskryeministrin Limaj me punën që është duke u bërë në Mitrovicë, problemet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet. Ai i tha z. Limaj se në vitin 2013 kur është zgjedhur kryetar i Mitrovicës, gjendja në këtë komunë ka qenë jashtëzakonisht e rëndë, në të gjitha fushat.

Mirëpo, ne iu përveshëm punës dhe filluam të ndryshojmë këtë gjendja. Duke ditur se pa stabilitet nuk ka as zhvillim ekonomik, ne punuam shumë politikisht për të ulur tensionet dhe për të krijuar siguri. Dhe këtë e bëmë me sukses, Sot Mitrovica është një ndër qytetet më ët sigurta. Kemi rregulluar infrastrukturën në qytet e fshatra, kemi realizuar e po realizojmë projekte jashtëzakonisht të rëndësishme për qytetarë. Mitrovica është bërë atraksion për qytetarë të  Kosovës dhe po e vizitojnë shumë sish. Gjendja e stabilizuar ka ndikuar që të vijnë investitorë dhe po punohet shumë për zhvillimin  ekonomik”, tha kryetari Bahtiri.

Ne vazhdim kryetari Bahtiri i para ministrit të arsimit shtroi nevojën për ndërtimin e shkollës në Gushafc, e cila është në gjendje pothuaj të pa përdorshme, duke vlerësuar se ndërtimi kësaj shkolle është edhe interes strategjik.

Zëvendëskryeministri Limaj, tha se të bëhesh kryetra i Mitrovicës  pas lufte, nuk ka qenë sikur të bëhesh kryetar i komunave tjera, për shkak se Mitrovica ka pas probleme të jashtëzakonshme. “Mirëpo, ardhja e juaj në Mitrovicë ka bërë që qyteti ët ndryshohet për të mirë. Keni bërë punë të mëdha dhe unë ju përgëzoj. Gjithmonë do ta keni mbështetjen time për idetë, vizionin dhe projektet tuaja. Vështirë e ke pas, por ia ke dalë me sukses”, tha Limaj.

Limaj deh Bytyqi i thanë kryetarit Bahtiri se sa i përket ndërtimit të shkollës në Gushafc, do të angazhohen për të siguruar mjete, aq më tepër kur vërtetë ndërtimi i kësaj shkolle në këtë fshat është një investim strategjik.

Pas përfundimit të takimit në ambientet e Komunës, Zëvendëskryeministri Limaj me bashkëpunëtorët e tij dhe kryetari Bahtiri shkuan në Stantërg, ku fillimisht u takuan me drejtuesit sindikal të Minierës së Stantërgut dhe menaxherët e saj. Ata dëgjuan nga afër kërkesat e minatorëve, të cilët ishin të acaruar pasi që siç thanë askush nga Qeveria dhe ministritë e vendit nuk është interesuar që të kontaktoj me këta gjatë katër ditëve të grevës.

Minatorët edhe njëherë ripërsëritën se assesi nuk do të lëshojnë pe  sa i përket mbrojtjes së Trepçë, e cila me Draft-statutin aktual dëmtohet rëndë.

Zëvendëskryetari Limaj, ju tha sindikalistëve se ai në këët vizitë teka ata nuk është zyrtarisht. “Unë kam pas një takim me kryetarin Bahtiri, të caktuar para se ju të hyni në grevë. Pasi erdha këtu, vendosa që të ju vizitoj privatisht dhe të interesohem për gjendjen këtu dhe shëndetin tuaj. Po sidoqoftë, të gjitha kërkesat dhe problemet tuaja që i dëgjova, do të ai përcjell kryeministrit hardinaj dhe ministrit përkatës sot.”, tha ai.

Pasi mbaroi bisedën me sindikalistët, zëvendëskryeministri doli nga ambientet e Minierës, pa u takua fare me grevistët tjerë. Ndërkaq, kryetari Bahtiri u kthye në sallën ku minatorët po bëjnë grevë për t’i lutur ata që të jenë të kujdesshëm dhe të kenë miërbesim tek institucionet pasi që do të reflektojnë dhe problemet do t’i zgjidhin bashkë me minatorët, kërkesa këto që janë të arsyeshme dhe të realizueshme./Indeksonline/