20:57 / E Martë, 27 Mars 2018 / k.v

Limaj komenton vendimin për arrestimin e Gjuriqit

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka komentuar për herë të parë zhvillimet e ndodhura gjatë ditës së djeshme në Veri të Mitrovicës ku u arrestua Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Ai ka thënë se gjithçka ka qenë e koordinuar mes institucioneve kompetente.

“Ka qenë veprim institucional të cilin vendim e ka zbatuar Policia e Kosovës”, ka thënë Limaj në RTV Dukagjini.

Ai ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme e ka lëshuar vendimin dhe e ka njoftuar kryeministrin për të ndërsa organet e sigurisë e kanë zbatuar atë vendim./Indeksonline/

Temat: