09:30 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

Limaj ngushëllon familjen Haradinaj për vdekjen e bacës Hilmi

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj njëherit Kryetar i NismësSocialdemokrate ka ngushëlluar familjen Haradinaj me rastin e vdekjes së babait të Kryeministrit Ramush Haradianaj, bacës Hilmi.

Limaj ka thënë se ka  pranuar me dhimbje të thellë lajmin për vdekjen e babait të heronjve të vendit, Luan e Shkelzen Haradinaj, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për vdekjen e babait të heronjve të Kosovës, Luan e Shkelzen Haradinajt, bacës Hilmi.

Në emër të Nismës Socialdemokrate dhe në emrin tim personal i shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryministrit Haradinaj, familjes dhe gjithë miqve të bacës Hilmi! Bacën Hilmi do ta kujtojmë gjithmonë si një burrë të urtë, i cili i dha shumë Kosovës.

Lavdi jetës dhe veprës se tij! Pusho i qetë baca Hilmi! FL./Indeksonline/