11:23 / E Premte, 10 Gusht 2018 / indeksADMonline

Limaj përkujton Abejën dhe dëshmorët e tjerë, thotë se Kosova do t’i nderoj përjetë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj përmes një postimi në Facebook, ka përkujtuar dëshmorët e kombit: Bekim Berisha, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula, në 20 vjetorin e rënies.

Limaj thotë se Bekim Berisha- Abeja dhe bashkëluftëtarët e tij, ranë në altarin e lirisë 20 vite më parë duke i dalë zot vendit.

Sipas Limajt, kontributi i Abesë ishte dhe do të mbetet frymëzim edhe për brezat e ardhshëm.

“Liria e Kosovës është arritur me mundin, sakrificën dhe gjakun e shumë brezave. Kosova do t’i nderojë dhe do t’u jetë përjetë mirënjohëse të gjithë atyre që e bënë të mundur lirinë e Kosovës”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Postimi i plotë i Limajt:

Kosova sot nderon dhe përkujton me pietet të lartë heronjtë e kombit Bekim Berisha-Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Permet Vula.

Bekim Berisha-Abeja bashkë me bashkëluftëtarët e tij ranë në altarin e lirisë 20 vite me parë duke i dalë zot vendit.

Kontributi i jashtëzakonshëm i Bekim Berishës-Abesë për lirinë e Kosovës ishte dhe do të mbetet frymëzim edhe për brezat e ardhshëm.

Liria e Kosovës është arritur me mundin, sakrificën dhe gjakun e shumë brezave.

Kosova do t’i nderojë dhe do t’u jetë përjetë mirënjohëse të gjithë atyre që e bënë të mundur lirinë e Kosovës. FL

Temat: