13:33 / E Premte, 12 Janar 2018 / indeksADMonline

Limaj pret në takim Ambasadorin O’Connell

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruari O’Connell.

Në këtë takim është diskutuar edhe për gjendjen e tanishme politike në vend. Limaj e njoftoi ambasadorin britanik për angazhimet e Nismës për Kosovën në kuadër të përgjegjësive në Qeverinë e Kosovës.

Kryetari Limaj ka falënderuar ambasadorin O’Connell për përkrahjen e vazhdueshme që Britania e Madhe ka dhënë për Kosovën, duke kërkuar thellim të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar./Indeksonline/