13:47 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Limaj: Qyteti i Drenasit u zbukurua me shtatoret madhështore të heronjve Fehmi e Xhevë Lladrovcit

Kryetari i Nismës Socialdemokratë njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se nga sot qytetit i Drenasit u zbukurua me shtatoret madhështore të Fehmi Lladrovcit e Xhevë Krasniqi- Lladrovcit.

Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se heronjtë Fehmi e Xhevë Lladrovci ranë për të mos vdekur kurrë në një nga betejat më të lavdishme të UÇK-së.

“Xheva e Fehmiu janë shembulli më i mirë i sakrificës dhe përkushtimit shumëvjeçar për liri e pavarësi. Lufta heroike e tyre ishte frymëzim për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Statusi i plotë i Limajt:

Qytetit i Drenasit sot u zbukurua me shtatoret madhështore të Fehmi e Xhevë Lladrovcit.

Ata ranë për të mos vdekur kurrë, në një nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Xheva e Fehmiu janë shembulli më i mirë i sakrificës dhe përkushtimit shumëvjeçar për liri e pavarësi.

Lufta heroike e tyre ishte frymëzim për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

I paharrueshëm qoftë kujtimi për Xhevën e Fehmiun.

Lavdi dëshmorëve të kombit!

FL

Temat: