21:51 / E Hënë, 16 Korrik 2018

Limaj: Të mërkurën e marrim rekomandimin pozitiv për vizat

Kreu i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër i Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se të mërkurën do të merret rekomandimi pozitiv për vizat.

Ai ka thënë se kjo është edhe arsyeja e takimit që do të mbahet në Bruksel.

“Ne duam një perspektive të qartë. Përveç rekomandimit është edhe një rrugë e gjatë. Kosova është trajtuar në mënyre jo të barabartë se vendet tjera. Ne nuk duam favorizime. Është koha që edhe Kosova të shihet nga Brukseli ashtu sic shihen vendet tjera europiane. Ne nuk jemi emigrant. Ne duam të marrim vendin ku na takon në familjen europiane”, ka thënë Limaj në Klan Kosova.

Më tutje, Limaj ka thënë se qeveria aktuale ka nisur një serë projektesh. Megjithatë, ka thënë deri në vjeshte nuk mund të nxirren vlerësime përfundimtare.