10:31 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Limaj uron nxënësit dhe mësimdhënësit për vitin e ri shkollor

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Limaj përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije përkushtimi i qeverisë së Kosovës dhe ministrit Bytyqi është përmirësimi i cilësisë në arsim si parakusht për zhvillimin e vendit.

Ai ka shprehur mirënjohje dhe respekt për të gjithë mësimdhënësit për angazhimin e tyre në funksion të edukimit dhe arsimimit të fëmijëve.

Postimi i plotë i Limajt:

Të gjithë nxënësve të arsimit parauniversitar urimet më të mira për një fillim të mbarë dhe të suksesshëm shkollor.

Një urim i veçantë për fatosat të cilët sot nisin rrugëtimin e tyre të zënies së diturisë në një etapë të re të jetës së tyre.

Shpreh mirënjohje dhe respekt për të gjithë mësimdhënësit dhe prindërit për përkushtimin dhe angazhimin e tyre, në funksion të edukimit dhe arsimimit të fëmijëve tanë.

Përkushtimi i Qeverisë së Kosovës dhe i ministrit Bytyqi, mbetet përmirësimi i cilësisë në arsim si parakusht për zhvillimin e vendit.FL