15:48 / E Martë, 29 Maj 2018 / indeksADMonline

Limaj viziton futbollistët e Kosovës para ndeshjes me Shqipërinë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj në prag të ndeshjes Kosovë-Shqipëri ka vizituar futbollistët e përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Limaj i ka uruar suksese në ndeshjen e sotme rezultati i të cilës, sipas Limajt është në plan të dytë.

Pas pranimit në UEFA dhe FIFA, Kosova thotë Limaj ka një shans të jashtëzakonshëm për të promovuar potencialet e tyre.

Postimi i Limajt:

Pata kënaqësinë që në prag të ndeshjes vëllazërorë Kosovë- Shqipëri  në shoqërimin e kryetarit ta FFK-së Fadil Vokrri t’i vizitoja futbollistët e Kosovës.

Ju urova suksese në ndeshjen e sotme rezultati i së cilës është në plan të dytë.

Duke qenë së  tanimë jemi anëtarë të UEFA-s dhe FIFA-s, Kosova ka një shans të jashtëzakonshëm për të promovuar potencialët e saj.

Dhe çka është më e rëndësishme futbollistët tanë me vendimin e tyre për të luajtur për shtetin e tyre e dinë se po i bëjnë shërbim të madh imazhit dhe forcimit të shtetësisë së atdheut të tyre.