12:26 / E Martë, 06 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Liqeni i Batllavës i stërmbushur me ujë, shikoni pamjet

Pas reshjeve të shumta të shiut, është përmirësuar dukshëm niveli në liqenin e Batllavës. Në një video të dërguar në “Indeksonline” shihet akumulimi i këtij liqeni.

Ndryshe, kryeshefi i kompanisë së Ujësjellësit Rajonal ‘Prishtina’, Ilir Abdullahu ka bërë të ditur se pas reshjeve të shiut në fundjavë është përmirësuar dukshëm situatat në nivelin e liqenit akumulues të Badovcit dhe të Batllavës.

Abdullahu ka thënë se ruajtja e ujit përfshin të gjitha politikat, strategjitë dhe aktivitete për të menaxhuar në mënyrë të qëndrueshme burimet natyrore të ujit të freskët.

“Ruajtja e ujit përfshin të gjitha politikat, strategjitë dhe aktivitetet për të menaxhuar në mënyrë të qëndrueshme burimet natyrore të ujit të freskët, për të mbrojtur hidrosferën dhe për të përmbushur kërkesën aktuale dhe të ardhshme të njeriut”, ka thënë ai. /Indeksonline/

Foto: Rexhep Zeka