08:53 / E Mërkurë, 02 Maj 2018 / indeksADMonline

Liridon Krasniqi shënon tjetër gol në Malajzi (Video)

Futbollisti kosovar, Liridon Krasniqi sapo është rikthyer nga një lëndim i vogël, ka shënuar gol për ekipin e tij Kedah FA.

Ish-lojtari i Kombëtares së Kosovës, shënoi golin e parë në barazimin 3 me 3 ndaj Negeri Sembilan, shkruan IndeksOnline.

Krasniqi golin e shënoi në minutën e 3’të, pasi mori një asist të bukur nga bashkëlojtari i tij. Përveç golit, kosovari bëri edhe një asistim për golin e shënuar nga Zainon.

Ky ishte goli i katërt në tetë xhiro për kosovarin. Me barazim ekipi i tij tani radhitet në pozitën e pestë me 11 pikë./IndeksOnline/