13:27 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Lirim Grajçevci emërohet ambasador në Holandë

Lirim Grajçevci është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Holandë. Për këtë, ditë më parë është raportuar pikërisht nga Indeksonline.

Grajçevci më parë ishte ambasador i Kosovës në Britani të Madhe ndërsa në pozitën e re vie pasi ambasadorja e deritanishme e Kosovës në Hagë, Vjosa Dobruna ka përfunduar mandatin,transmeton Indeksonline.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme kryeministri Ramush Haradinaj priti në takim mirënjohës Dobrunën, duke e falënderuar për punën e deritanishme që ka bërë ajo.

Grajçevci përpos që shërbeu si Ambasador i Britanisë së Madhe më parë ishte edhe këshilltar politik presidentit Hashim Thaçi, përderisa ai ishte në postin e kryeministrit./Indeksonline/

Lirim Grajqevci emërohet ambasador në Hagë