12:03 / E Hënë, 12 Mars 2018 / indeksADMonline

Lirohet Azem Syla!

Ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla është liruar sot  nga burgu. Këtë gjë e ka bërë të ditur avokati mbrojtës, Besnik Berisha.

Berisha ka theksuar se Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për zgjatjen e masës së paraburgimit kundër Azem Sylës dhe ka aprovuar kërkesën e mbrojtjes, transmeton Indeksonline.

Ndryshe Syla akuzohej në rastin e njohur si ‘Toka’. Në këtë rast ai dhe 21 persona të tjerë akuzohen për krim të organizuar në tjetërsim të tokave me pronësi shoqërore në Veternik e Llapnasellë, afër Prishtinës.

Ky është postimi i plotë:

Lirohet z. Azem Syla.

Sot, Gjykata Themelore ne Prishtine ka refuzuar kerkese e Prokurorise per zgjatjen e mases se paraburgimit kunder z. Azem Syla dhe ka aprovuar kerkesen e mbrojtjes per lirim te menjehershem nga masa e paraburgimit.

  1. Syla do te mbrohet nga liria.