17:22 / E Premte, 05 Janar 2018 / indeksADMonline

Lis Shoshi kalon në një kampionat të fuqishëm të basketbollit evropian

Basketbollisti kosovar i rritur në Amerikë, Lis Shoshi ka ndërruar skuadër dhe kampionat.

Shoshi ka braktisur Sigal Prishtinën për të kaluar në kampionatin e famshëm lituanez.

Ai është bërë basketbollisti më i ri i skuadrës lituaneze, Pieno Zvaizgdes.

Kjo skuadër garon në Superligën e Lituanisë ndërsa është pjesqë edhe e Ligës Baltike.

Mediat lituaneze e quajnë Shoshin si djaloshi shtatëgjatë që e dëshmoi veten edhe në ndeshjen ndaj përfaqësueses së tyre./Indeksonline/