16:44 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Lista Serbe bojkoton seancën e demarkacionit (Foto)

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ku tashmë ka filluar diskutimi për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, mungon Lista Serbe.

Deputetët e Grupit Parlamentar  të Listës Serbe janë duke munguar, kështu duke mos qenë prezent asnjeri prej tyre.

Siç duket këta të fundit kanë zgjedhur që sërish të tregojnë qëndrimin e tyre kundër votimit të kësaj marrëveshje që u mundëson qytetarëve të Kosovës të afrohen afër Bashkimit Evropian dhe mundësisë së udhëtimit në zonën Shengen pa viza./Indeksonline/