16:55 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018

Lista Serbe në Beograd, a do të marrin pjesë nesër në seancë?

Në kohën kur është mbledhur Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës për të vendosur kohen se kur do të mbahet seanca për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi, Lista Serbe ka udhëtuar për në Serbi.

Burimet e Indeksonline thonë se deputetët e Listës Serbe ndodhen në Serbi për disa takime të paparalajmëruara dhe nuk dihet nëse të njëjtit do të vijnë nesër në Kosovë për të marrë pjesë në ratifikimin e marrëveshjes.

Ndryshe seanca për demarkacionin pritet të mbahet nesër prej orës 11:00./Indeksonline/