21:48 / E Premte, 15 Qershor 2018 / indeksADMonline

Lista serbe takohet me zyrtarin amerikan, flasin për dialogun me Kosovën

Delegacioni i Listës Serbe që ka vizituar gjatë kësaj jave Uashingtonin, ka bërë të ditur se janë takuar me zyrtarin e Departamentit të Shtetit, Metju Palmer.

Këtë njoftim e ka publikuar e përditshme beogradase, Tanjug, ku edhe thuhet se ata kanë biseduar për situatën e tanishme në Kosovë, transmeton Indeksonline.

Në mbledhjen e së enjtes, ata kanë diskutuar edhe për dialogun në Bruksel, që sipas tyre duhet që të rifillojë shpejt.

“Në këtë mbledhje u diskutua për nevojën që të vazhdojmë dialogun në Bruksel, dhe angazhimin në uljen e tensioneve por edhe gjetjen e një zgjidhjeje afatgjate që do të sillte stabilitet në Kosovë” ka shkruar gazeta serbe./Indeksonline/