08:41 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Listë e gjatë e grave për të blerë këto xhinse, ja pse ato janë të veçanta (Foto)

Një palë e thjeshtë të xhinseve prej 128 dollarëve ka arritur “të krijoj” një listë të gjatë prej 3 mijë personave për t’i blerë ato.

Megjithëse nuk duket të kenë dallim shumë të madh nga xhinsiet e tjera, klientët e kanë të kufizuar të blejnë xhinset e “Mid Crop Flare Jeans”, pasi ky produkt shitet në një numër të caktuar, dhe ato nuk prodhohen më para se të krijohet një listë e gjatë e njerëzve që presin për t’i blerë ato, transmeton Indeksonline.

Këto xhinse jo vetëm që janë të hijshëm për shkak të prerjes mesatare dhe pëlhurave të trasha, e veçanta e tyre është se ato janë edhe ekologjike, pra janë të mira për ambientin./Indeksonline/