16:07 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Arrin në Prishtinë, kryeministri malazez (Video/Foto)

Ka arritur në aeroportin ndërkombëtarë të Prishtinës ‘Adem Jashari’ kryeministri malazez, Dushko Markoviq.

Markoviq është  pritur nga zv/kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj dhe disa zyrtarë të tjerë, raporton Indeksonline.

Ndryshe sipas agjendës së dërguar nga zyra e kryeministrit, Markoviq do të qëndrojë në Kosovë dy ditë, sot dhe nesër.

Gjithashtu është bërë e ditur që me fillim nga ora 18:00, Markoviq të mbajë një konferencë për media, në të cilën pritet që të flitet edhe për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi./Indeksonline/