17:03 / E Shtunë, 26 Maj 2018 / indeksADMonline

Live gjatë transmetimit, kameramani bie në lumë kamera xhiron gjithçka (Video)

Një transmetim Live i emisionit në TV CBSN, është bërë shkaktar i shumë të qeshurave mes moderatorëve dhe ekipit që ishte në teren.

Kjo pikërisht për shkak se kameramani i cili ishte në transmeton direkt, ra në lum deri sa po përcillte reporteren e hipur në një varkë, transmeton Indeksonline.

Por i gjithë ky incident u menaxhua nga vetë kameramani i quajtur Chris, i cili edhe pas rënies në lum arriti të shpëtojë kamerën, duke bërë që të mos ndalet transmetimi live.

“A je mirë Chris?” bërtiti gazetarja. “Po, unë jam i mirë”, tha ai.

Incidenti kaloi pa lëndime dhe pa prishje elektronike apo të kamerës për shkak të ujit. /Indeksonline/