13:08 / E Premte, 31 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kompletohet faza e grupeve në EL, lehtë për Milanin, Arsenalin & Chelsean

Tashmë është hedhur shorti për fazën e grupeve në kampanjën e re në Europa League.

Arsenali është renditur në grupin E me Arsenalin, Sportingun, Qarabagun dhe Vorsklan.

Ndërsa, Chelsea do të luajë në grupin L përkrah PAOK, BATE-s dhe Vidit, transmeton IndeksOnline.

Ndërkaq, Milani do të jetë në grupin F përballë Olympiakosit, Real Betisit dhe Dudelanges.

Në foton e mëposhtme mund ta shihni shortin e kompletuar:

Shorti do të hudhet në Forumin Grimaldi në Monako dhe këtu ju mund ta përcjellni drejtëpërdrejt.

_________________________________________________________________________________

13:47 – Grupi C: Zenit, Copenhagen, Bordeaux, Slavia Prague.

13:46 – Grupi K: Dynamo Kiev, Astana, Rennes, Jablonec.

13:45 – Grupi L: Chelsea, PAOK, BATE Borisov, Vidi FC.

13:45 – Grupi H: Lazio, Marseille, Eintracht Frankfurt, Apollon.

13:44 – Grupi J: Sevilla, Krasnodar, Standard Liege, Akhisarspor.

13:43 – Grupi I: Besiktas, Genk, Malmo dhe Sarpsborg.

13:42 – Grupi E: Arsenal, Sporting CP, Qarabag, FC Vorskla.

13:42 – Grupi F: Olympiacos, AC Milan, Real Betis, Dudelange.

13:41 – Grupi D: Anderlecht, Fenerbahce, Dinamo Zagreb, Spartak Trnava

13:40 – Grupi G: Villarreal, Vienna, Spartak Moscow, Rangers.

13:39 – Grupi B: Salzburg, Celtic, Leipzig, Rosenborg.

13:38: Grupi A: Bayer Leverkusen, Ludogorets, Zurich, AEK Larnaca.

13:38 – Dhe për fund, në grupin L renidtitet edhe BATE Borisov.

13:37 – Në grupin I vjen edhe Malmo, teksa në grupin K, kalon Rennes.

13:36 – Standard Liege shkon në grupin J të Sevillas dhe Krasnodarit dhe Real Betisi në grupin F.

13:35 – Në grupin H vazhdon edhe Eintracht Frankfurt, teksa Dinamo Zagrebi kalon në grupin D. Qarabagu i bashkohet Arsenalit dhe Sportingut në grupin E.

13:34 – Ndërsa, skuadrat e treta në grupet përkatëse janë – RB Leipzig kalon në grupin B, Zurich kalon në grupin A, Spartak Moscow kalon në grupin G dhe Bordeaux kalon në grupin C.

13:32 – Grupit I i bashkohet Genk, grupit J i bashkohet Krasnodari dhe grupit K i bashkohet Astana dhe grupit L i bashkohet PAOK-u.

13:29 – Grupit G i bashkohet Rapid Vien, grupit B i bashkohet Celticu, grupit C i bashkohet Copenhagen, grupit D i bashkohet Fenerbahce.

Ndërsa, grupi E i bahskohet Sporting CP, grupit F i bashkohet Milani, grupit H i bashkohet Marseille.

13:26 – Grupi B përbëhert nga Salzburg, grupi C nga Zeniti, grupi D nga Anderlecht, grupi E nga Arsenali, grupi F nga Olympiakosi, grupi G nga Villareali dhe grupi H nga Lazio.

Për fund, grupi I, J, K dhe L përbëhen nga Besiktasi, Sevilla, Dynamo Kievi dhe Chelsea.

13:25 – Bayer Leverkusen është skuadra e parë që është në short. Gjermanët do të luajnë në grupin A. Aty është edhe Ludogorets.

13:23 – Përveç kësaj, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, klubet nga Rusia dhe Ukraina nuk mund të përballen në të njejtin grup.

13:22 – Çfarë janë çiftet?

Asnjë skuadër nga një kampionat i njejtë nuk mund të luajë me njëra-tjetrën. Çiftet janë si vijon:

Sevilla & Real Betis
Arsenal & Chelsea
Zenit & Spartak Moskva
Dynamo Kyiv & Vorskla
Beşiktaş & Fenerbahçe
Salzburg & Rapid Wien
Olympiacos & PAOK
Anderlecht & Standard Liège
Lazio & AC Milan
Marseille & Bordeaux
Celtic & Rangers
RB Leipzig & Eintracht Frankfurt
Apollon Limassol & AEK Larnaca
Rosenborg & Sarpsborg
Slavia Praha & Jablonec.

13:20 – 48 skuadrat tashmë janë të vendosura në vazot përkatëse, nga ku do të dalin grupet përkatëse.

MONACO, MONACO – AUGUST 31: A view of the draw balls and pots prior to the Europa League Group Stage draw part of the UEFA ECF Season Kick Off 2018/19 on August 31, 2018 in Monaco, Monaco. (Photo by Valerio Pennicino – UEFA/UEFA via Getty Images)

13:19 – Giorgio Marchetti dhe Michael Heselschwerdt do ta drejtojnë shortin. Dyshja i bashkohet Tulettit në skenë dhe do të shpjegojnë se si do të shkojë procedura.

13:17 – Përveç tij, edhe Hernan Crespo do të jenë asistues në short.

MONACO, MONACO – AUGUST 31: Hernan Crespo during an interview prior to the Europa League Group Stage draw part of the UEFA ECF Season Kick Off 2018/19 on August 31, 2018 in Monaco, Monaco. (Photo by Harold Cunningham – UEFA/UEFA via Getty Images)

13-13 – Vali Gasamov, ish-sulmuesi i Azarbajxhanit, i cili u paraqitë në kampionatin spanjoll në vitet e 80-ta dhe 90-ta, është në skenë dhe do të asistojë në short.

13:11 – Dhe fituesi i këtij çmimi është.. Antoine Griezmann.

13:08 – Tani pritet të zgjedhet lojtari më i mirë i sezonit, kështu që mbetet të shihet se kush ka vota më shumë.

Antoine Griezmann është njeriu i denjë ta fitojë këtë çmim pas dopietës në finalen sezonin e kaluar.

Atletico luan ndaj Celta Vigos nesër, kështu që ai nuk është në Monako. Të nominuar janë edhe Dimitri Payet dhe Diego Godin.

Këto janë skuadrat në vazo:

Vazo një: Sevilla, Arsenal, Chelsea, Zenit, Bayer Leverkusen, Dynamo Kiev, Besiktas, RB Salzburg, Olympiakos, Vilarreal, Anderlecht, Lazio.

Vazo dy: Sporting Lisbon, Ludogorets, Copenhagen, Marseille, Celtic, PAOK, AC Milan, Genk, Fenerbache, Krasnodar, Astana, Rapid Wien.

Vazo tre: Real Betis, BATE, Qarabag, Dinamo Zagreb, RB Leipzig, Frankfurt, Malmo, Spartak Moscow, Standard Liege, Zurich, Bordeaux, Rennes.

Vazo e katërt: Apollon, Rosenborg, Vorskla, Slavia Prague, Akhisar, Jablonec, AEK Larnaca, Vidi, Rangers, Dudelange, Spartak Trnava, Sarpsborg./IndeksOnline/

Temat: