17:22 / E Martë, 17 Korrik 2018 / indeksADMonline

Liverpool me ofertë zyrtare për portierin e Romës (Foto)

Liverpool është i vendosur për të forcuar pikën më të dobët të sezonit të kaluar.

Loris Karius nuk do të jetë më portieri i parë i nënkampionëve të Evropës, sidomos pas finales së Ligës së Kampionëve kundër Real Madrid.

Pas Mohamed Salah, tashmë Liverpooli po kërkon të bëjë edhe një blerje të radhës te Roma, shkruan indeksonline.

Sipas “Mirror” skuadra e Jurgen Klopp ka bërë një ofertë zyrtare prej 62 milionë funta (70 milionë euro) për portierin, Alisson Becker.

Oferta e Liverpulit besohet të përbëhet nga 53 milionë funta nëntë milionë si shtesa sipas paraqitjes së 25-vjeçarit.Romakët ende nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje për ofertën e pesë herë kampionëve të Evropës por bisedimet mes dy klubeve janë ende në vazhdim. /IndeksOnline/