22:52 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Liverpool merr fitore të pastër ndaj Crystal Palace

Pasi mposhti West Hamin në javën e parë, Liverpool ka mposhtur edhe Crystal Palace me rezultat 0-2.

“Reds” kaluan mbyllën pjesën e parë në epërsi me golin e Milner nga pika e bardhë.

Vendasit mbetën me një lojtar më pak në fushë nga minuta e 75-të pas ndërhyrjes të Wan-Bissaka ndaj Salaha.

Golin e fitores e vulosi Sadio Mane pas një vrapimi të shpejtë, duke mos gabuar para portierit. /IndeksOnline/

Temat: