17:55 / E Shtunë, 22 Shtator 2018 / indeksADMonline

Liverpool vazhdon marshimin në Angli, Shaqiri i jashtëzakonshëm

Nuk mbahet mend ndonjëherë ta ketë nisur më mirë sezonin Liverpooli.

Skuadra e Klopp vazhdon me bilanc të qindpërqind të fitoreve, me skuadrën e Southampton si ‘viktimë’ e radhës, në një fitore me rezultat të pastër prej 3 golash dhe asnjë të pranuar.

Në këtë ndeshje startues ishte futbollisti me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri, i cili bëri një paraqitje fantastike.

Prezenza e tij u vërejt menjëherë në minutën e 10-të, kur pas një goditje të tij, topi preku dy lojtarë për tu futur në rrjetën e kundërshtarit.

Matip dyfishoi rezultatin në minutën e 21-të të takimit, pas një asistimi të Arnold.

Goli i tretë i vendasve erdhi përsëri me ndihmën e Shaqirit, ku pas një goditje të fuqishme nga goditja e dënimit, topi preku shtyllën dhe Salah u gjind më së miri për të shënuar gol.

Liverpool kështu nga 6 takime ka plot 18 pikë, me 14 gola të shënuar dhe vetëm 2 të pranuara. /IndeksOnline/

Temat: