12:30 / E Enjte, 12 Korrik 2018 / indeksADMonline

Liverpooli i mërzitur me Karius, bën superofertë për portierin e Serie A

Loris Karius ishte një nga fajtorët kryesorë në humbjen e Real Madrid në finalen e Ligës së Kampionëve.

Portieri gjerman gaboi në golin e Benzema dhe i iku topi nga dora në golin e dytë të Bale.

Ai gjithashtu u filmua duke bërë disa gaba në stërvitjet e Liverpoolit në fillimin e parasezonit.

Tashmë, nënkampionët e Evropës janë hedhur në sulm për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Thuhet se Reds kanë bërë një ofertë rreth 65 milionë euro (58 milionë funta) për portierin e Romës, Alisson Becker.

Ai po konsiderohet njëri nga portierët më në formë për momentin dhe e ndihmoi Romën deri në gjysmëfinale. /IndeksOnline/

Temat: