17:31 / E Martë, 13 Mars 2018

Liverpooli kërkon “trurin” e Real Madridit

Liverpool po ndjek me kujdes mesfushorin e Real Madrid, Luka Modric, i cili po e mendon seriozisht rikthimin në Premier League. 32-vjeçari Modric, i cili la Tottenham për të shkuar në Madrid në vitin 2012, ka qenë shumë i suksesshëm me “Los Blancos” duke fituar titullin kampion dhe tre herë trofeun e Champions League.

Modric mbetet një titullar i pazëvendësueshëm te Real dhe ka luajtur 34 ndeshje në këtë sezon. Megjithatë, kroati ka shprehur dëshirën për t’u kthyer në Angli dhe Liverpool është klubi i interesuar për të, edhe pse mund të përballet me një konkurrencë të orëve të fundit.

“Diario Gol” shkruan se Modric ka urdhëruar menaxherin e tij të punojë për rikthimin në Premier League dhe “të kuqtë” e Liverpool kanë pëlqyer këtë variant, sepse Jurgen Klopp ka plane të mëdha me 32-vjeçarit.