Liverpooli sytë kah portieri i Barcelonës
Jurgen Klopp dëshiron të blejë një portier të ri për sezonin tjetër. Aspak i kënaqur me paraqitjet e Simon Mignolet dhe Loris Karius, trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është vënë në kërkim të një portieri të ri.
Sipas El Mundo Deportivo, Liverpooli ka nisur kontaktet me portierin holandez të Barcelonës, Jasper Cillessen.
Megjithatë, transferimi i Cillessenit nuk do të jetë i lehtë, pasi edhe Napoli dhe Atletico Madrid janë të interesuar për shërbimet e tij.
Portieri i kombëtares holandeze ka një klauzolë blerje prej 60 milionë eurosh, por varësisht nga negociatat, Barça mund të bëjë ulje për shitjen e tij.
Cillessen është vetëm zgjedhja e dytë në klubin katalanas pas gjermanit, Marc Andre Ter Stegen.