21:50 / E Premte, 07 Shtator 2018 / indeksADMonline

Lladrovci në Azerbejxhan, me yllin e Kosovës

Kryetari i Komunsë së Dreanasi, Ramiz Lladrovci po qëndron edhe për disa kohë në Azerbejxhan ku po kalon momente fantasike pranë  kombëtares së Kosovës.

Ai pas ndeshjes së dy kombëtarëve, është parë me yllin e skuadrës kosovare, Bernard Berisha.

Sipas pamjeve që ka realizuar Indeksonline, i pari i  Drenasit shihet teksa shkrep një ‘selfie’ me Bernardin.

Ndërkohë, kujtojmë se ndeshja mes Azerbejxhanit dhe Kosovës e vlefshme për Ligën e Kombeve ka përfunduar me rezultat prej 0:0./Indeksonline/