15:57 / E Diele, 08 Prill 2018 / indeksADMonline

Llapi mposht Gjilanin, Vëllaznimi me 10 futbollistë fiton ndaj Drenicës (Foto) 

Skuadra e Llapit ka fituar në xhiron e 26’të të Vala Superligës së Kosovës. 

Llapianët mposhtën me rezultat minimal 1 me 0 mysafirët nga Gjilani, shkruan IndeksOnline. 

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi Mirlind Daku. 

Fitore në këtë xhiro arriti edhe Vëllaznimi i Gjakovës që mposhti Drenicën me rezultat minimal 1 me 0. 

Kujtojmë se skuadra gjakovare ishte me një futbollist më pak që nga minuta e 10’të. 

Me këtë fitore Llapi ngritët në pozitën e katërt me 42 pikë, kurse Vëllaznimi në të nëntin  me 35 pikë./IndeksOnline/