08:08 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

Llava e vullkanit në formë vezë në ishullin Hawai (Foto/Video)

Të mërkurën tërmetet dëmtuan rrugët dhe ndërtesat në Ishullin e Madh të Hawaii.

Pos kësaj, në këtë ishull u regjistrua një vullkan me magnitude 4.4 i fuqishëm, shkruan e përditshmja britanike ‘Metro’, transmeton Indeksonline.

Nga vullkani u krijuan disa si vezë të cilat filluan të godasin ishullin.

Fotografi Joseph Anthony, kapi fotot e vezëve të lavës dhe foli për mënyrën se si njerëzit po përballojnë.

“Ushtarët janë duke siguruar që njerëzit të mos shkojnë atje ku nuk janë të lejuar, por në të njëjtën kohë nuk kanë zbatuar asnjë kufizim lidhur me aksesin në 16 dhe 17 ku ka çarje. Kryqi i Kuq është këtu për të siguruar shëndetin e njerëzve. Atmosfera në zonat e tjera që nuk janë të prekura nga vullkani”, ka thënë ai.

Vendasit vazhdimisht rifurnizojnë stokun e ushqimit, ujit dhe gjëra të tjera të domosdoshme.

Ata kanë një listë të vendosur të gjërave që kanë nevojë dhe gjëra që nuk kanë nevojë.

Disa kanë ofruar kamionë transportues për të bërë udhëtimet brenda dhe jashtë për të marrë sende nga shtëpitë e braktisura më lehtë./Indeksonline/

Temat: