22:42 / E Hënë, 18 Qershor 2018 / indeksADMonline

Lojtarëve të Tunizisë nuk i mjaftuan lutjet në zhveshtore (Video)

Kombëtarja e Tunizisë u mposht 2 me 1 nga Anglia në ndeshjen e parë në Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Para fillimit të ndeshjes, trajneri i Tunizisë, N. Maaloul grumbulloi ekipin dhe filloi duke lexuar Kuraninë, dhe duke bërë lutje mbi Muhamedin A.S, shkruan IndeksOnline.

Megjithatë, përkundër këtyre lutjeve në fund “Tre Luanët” arritën t’i arkëtonin tri pikët e arta.

Golin e  fitores e shënoi Harry Kane në minutën e fundit të ndeshjes./IndeksOnline/