09:34 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

Lopetegui i kënaqur me fitoren e Real Madridit përballë Espanyolit

Real Madridi e mposhti Espanyolin, 1-0 mbrëmë falë golit të Marco Asensio në pjesën e parë.

Dhe trajneri, Julen Lopetegui tha se ajo çfarë kuptoi nga fitorja ishte se ”ne e dinim si të vuanim në këtë ndeshje me aq komplekse”.

”Ishte një ndeshje, për të cilën e dinim se do të jetë e vështirë, dhe për shkak të kualitetit të kundërshtarit tonë”, tha Lopetegui, transmeton IndeksOnline.

”Espanyoli është një skuadër që luan mirë, ata kanë një strategji të fortë në mbrojtje dhe janë mirë të organizuar”.

”Ne kishim mjaft shumë vështirësi edhe aspektin emocional dhe fizik”.

Tutje, Lopetegui vazhdoi: ”Ne ishim më të mirë në pjesën e parë, por gjëja më e rëndësishme ishte fitorja”, përfundoi Lopetegui./IndeksOnline/