11:58 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

Lopetegui i merr të gjithë me vete për udhëtimin në Sevilla

Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui i ka ftuar të gjithë lojtarët e gatshëm për udhëtimin në Sevilla për herë të parë prej Superkupës evripiane.

E vetmja mungesë është Isco, i cili është duke u rehabilituar pas operimit nga ”zorra qorre” dhe i lënduari, Dani Carvajal.

E rëndësishmja është se e gjithë skuadra është e bshkuar dhe në disponim për të regjistruar fitore, transmeton IndeksOnline.

Gjithashtu, në listë janë edhe lojtarët që kanë luajtur pak ose aspak – Vallejo, Regui, Fede Valverde dhe Vinicius Junior.

Stoli pritet të jetë i përbërë nga një portier, Odriozola, Marcos Llorente, Ceballos, Lucas Vazquez dhe Mariano.

Megjithatë, në stol mund të mos jetë prezent Vinicius, i cili edhe në ndeshjen ndaj Espanyolit, ishte në disavantazh nga Fede Valverde./IndeksOnline/