19:52 / E Enjte, 14 Qershor 2018 / indeksADMonline

Lopetegui prezantohet te Real Madridi (Foto)

Trajneri, Julen Lopetegui është prezantuar në zyrat e Real Madridit.

Skuadra e Real Madridit ka zyrtarizuar trajnerin e njohur, Lopetegui, shkruan IndeksOnline.

51-vjeçari kishte për t’u prezantuar në fund të Kampionatit Botëror, por ai dje u shkarkua nga stoli i Kombëtares së Spanjës.

Spanjolli u shpreh i pakënaqur me vendimin e presidentit, Rubiales, por është i lumtur që ka nënshkruar kontratë me gjigantin europian.

“Kjo është dita më e lumtur e jetës sime. Kam pasur fat të mirë për të ardhur këtu”, ka thënë Lopetegui.

“Ronaldo? Padyshim më e mira e botës është këtu në Real Madrid”, shtoi spanjolli.

Lopetegui ka një karrierë të mirë si trajner. Ai nisi këtë aventur në vitin 2003 si trajner i Spanjës në grupmoshat U17, pastaj mori Rayo Vallecanon, duke vazhduar me klube si Real Madrid B, Spanja U19, Spanja U20, Spanja U21, Porto dhe Spanja A./IndeksOnline/