16:41 / E Hënë, 16 Korrik 2018 / indeksADMonline

Lorik Cana “tallet” me gruan, ajo ia tregon gishtin e mesit (Foto)

Lorik Cana e Monica Ercoli Cana janë çifti që shumë herë të lënë përshtypje se pos të dashuruar, janë edhe miq shumë të mirë me njëri-tjetrin.

Zakonisht është Loriku ai që e ngacmon gruan e tij, shkruan Indeksonline. Kështu ka vepruar edhe së fundmi.

Monica në veturë ka lëshuar këngën e Elvana Gjatës “Mike”, dhe e këndon atë qetë duke vozitur. Ndërsa, ëshë Loriku ai që e xhiron. Në atë moment, Monica e di se ai do të bëjë humor me të dhe ia tregon gishtin e mesit, shkruan Indeksonline.

Në postimin e bërë, Loriku ka vënë emotikona duke qeshur dhe ka shkruar:

“Kishe po knoj shqip”.

Kjo më së miri tregon raportet kaq të shëndosha që i ka çifti. Ata tashmë kanë 4 vite të martuar së bashku dhe kanë një djalë, Boiken-in./Indeksonline/