16:56 / E Diele, 20 Maj 2018 / indeksADMonline

Lotët e princit Harry në dasmë, për nënën e tij Dianën (Foto)

Ishte një ditë e kuptueshme emocionale për princin Harry gjatë ditës së djeshme, i cili  u përfshi në lot pasi Meghan u afrua tek ai pas ecjes në altar.

Princi 33 vjeçar, gjithashtu u kaplua nga emocionet gjatë dëgjimit të këngës “Guide Me, O Thou Great Redeemer”, e cila ishte kënga favorite e nënës së tij të ndjerë Dianës.

Harry dhe Meghan zgjodhën të përfshijnë këtë himn si shenj nderimi për nënën e tij që kishte vdekur në një aksident, kur Harry ishte në moshën 12 vjeçare.

Princi arriti të ruante qetësinë e tij gjatë dasmës, por megjithatë ai u pa në një moment duke fshirë lotët./Indeksonline